NLB Bank, kredi për efikasitet energjetik

Maqedonia

NLB Bank, kredi për efikasitet energjetik

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe NLB Banka kanë nënshkruar një marrëveshje mbi një paketë financiare me vlerë tetë milion euro. Linjat e kreditit të siguruara nga NLB Bank do të jenë për inkurajimin e investimeve, për efikasitetin energjetik, dhe për përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendase.

Paketa financiare prej këtyre tetë milion eurove përmban dy linja krediti. “Linja e kredisë prej pesë milion eurosh është për programin për të mbështetur konkurrencën e ndërmarrjeve lokale të vogla dhe të mesme, si dhe programin prej tre milion eurosh për programin e financimit për mbështetjen e efikasitetit energjetik”-tha Antonio Argir-Kryetar i Këshillit Drejtues të NLB Bank.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat