Milloshoski: Kuvendi të miratojë rezolutë për mos-negocim me identitetin maqedonas

Maqedonia

Milloshoski: Kuvendi të miratojë rezolutë për mos-negocim me identitetin maqedonas

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:21
Antonio Milloshoski

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas publikimit të memorandumit nga Bullgaria, e cila tenton ta bllokojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka kërkuar që Kuvendi unanimisht të miratojë rezolutë për mos-negocim në asnjë rast me çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase.

Milloshoski tha se do të ketë debat në komisionin kuvendar që ai e drejton, duke thënë se kontestimi i identitetit dhe gjuhës së një populli është vlerë anti-evropiane.

“Do të ishte mirë që Kuvendi si kundër-përgjigje ndaj Kuvendit Kombëtar bullgar të miratojë një deklaratë të përbashkët, në të cilën identiteti i popullit maqedonas, mëvetësia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha ngjarjet tjera kulturore dhe kombëtare do të konfirmoheshin bashkërisht dhe me këtë edhe të afirmohen si pjesë e vlerave evropiane të identitetit kulturor dhe kombëtar të kontinentit”, tha Antonio Milloshoski

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat