COVID-19 mbush kapacitetin e spitalit të Strumicës

Maqedonia

COVID-19 mbush kapacitetin e spitalit të Strumicës

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:18
Foto Ilustrim

Rritja e numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19 i mbushi kapacitetet e spitalit të Strumicës.

Sipas drejtorit Naqe Gogov, në Repartin Infektiv tashmë janë mbushur kapacitet, ndërsa pacientët që kanë gjendje më të përkeqësuar shkojnë në Shkup.

“Në Repartin Infektiv ka gjithsej 25 shtretër, por për shkak të protokolleve atje mund të mjekohen 15 pacientë, aq sa ka tani. Kapaciteti është i mbushur dhe tashmë mendojmë për shfrytëzimin e hapësirave të tjera”, thotë drejtori i spitalit Gogov.

Ndryshe, gjatë dy ditëve të fundit në Strumicë ka 30 raste të reja me coronaviurs, ndërsa në mesin e tyre është regjistruar edhe një fëmijë 5-vjeçar që ka shkuar në çerdhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat