Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Çështje të Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Folëm hollësisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur Cakaj.
“Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në procesin e bisedimeve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë”.
“Ndërkohë, një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut, do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023”.