Tetë viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Tetë viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:20
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1545 testime për coronavirus, ndërsa 144 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, Tetovë-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumicë-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushevë-2, Koçan-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.

Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë: një nga Kumanova, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Strumica, një nga Vinica dhe një nga Kërçova.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 16.417, prej të cilëve 13.732 janë shëruar, ndërsa 683 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat