Cakaj në takim me Zaevin: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për Këshillin e Sigurimit

Maqedonia

Cakaj në takim me Zaevin: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për Këshillin e Sigurimit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:37
Cakaj në takim me Zaevin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Cakaj, në një reagim në Facebook, u shpreh se takimi me Kryeministrin Zaev u përqendrua në mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, njofton Top Channel.

“Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qendrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë” , tha Cakaj.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj, shprehu se një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë është edhe mbështetja e Maqedonisë së Veriut për Shqipërinë në përpjekjen për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat