Javën tjetër vendoset për qëndrimin ditor në çerdhet e Maqedonisë

Maqedonia

Javën tjetër vendoset për qëndrimin ditor në çerdhet e Maqedonisë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Të hënën Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendosë nëse fëmijët nëpër çerdhe do të mund të qëndrojnë tërë ditën në këto institucione përkujdesi.

Në analizimin e shifrave të foshnjave dhe kapaciteteve të çerdheve, epidemiologët gjatë fundjavës do të japin konstatimet se ku dhe sa fëmijë mund të jenë në kujdesin e edukatoreve edhe pas mbarimit të orarit.

Sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se në mbledhjen e së hënës do të merret një vendim pozitiv për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat