Maqedoni, biznesmenët gjashtë më muaj më herët do të dinë ndryshimet në kalendarin tatimor

Maqedonia

Maqedoni, biznesmenët gjashtë më muaj më herët do të dinë ndryshimet në kalendarin tatimor

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:21
Maqedoni

Përmes prezantimit të kalendarit tatimor, komuniteti i biznesit do të njohë ndryshimet në sferën e taksave të paktën gjashtë muaj para se ato të zbatohen. Kjo do të sigurojë parashikueshmëri më të madhe të taksave, që do të thotë një mjedis më i mirë biznesi, thonë nga Ministria e Financave.

Sipas deklaratës së Ministrit të Financave Fatmir Besimi nga takimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë, kalendari tatimor do t’i mundësojë bashkësisë së biznesit të njohë ndryshimet tatimore të paktën gjashtë muaj para se të ndodhin.

Sipas Besimit, mund të ketë përjashtime, nevoja për veprim të shpejtë – si në rastin e krizës me Covid-19, por do të vendoset një sistem dhe mekanizma për informacion transparent dhe në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat