Gjobiten 679 persona në Maqedoni për mos mbajtjen e maskave

Maqedonia

Gjobiten 679 persona në Maqedoni për mos mbajtjen e maskave

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (20/21.09.2020) janë regjistruar 679 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat