Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Moti nesër paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pas pasdites, në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë në drejtim jugor.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri 14 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 24 deri 30 gradë celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me diel dhe me vranësira të vogla. Gjatë pasdites do të rriten mjegullat dhe do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë celsius.

Prej nesër moti do të jetë me vranësira. Gjatë pasditeve dhe në mbrëmje, posaçërisht nesër dhe ditën e mërkurë, do të ketë reshje të shiut në pjesët perëndimore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat