Humb jetën një rojtar i një objekti në Prilep

Maqedonia

Humb jetën një rojtar i një objekti në Prilep

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:14
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në ora 17:49 në SPB Manastir është denoncuar se në pishinë në fabrikën ‘Orde Çopel;a’ në Prilep është gjetur i vdekur 56-vjeçari G.M, i cili ka qenë rojtari i objektit.

Nga Njësia Kundër Zjarrit trupi i pajetë është hequr, ndërsa nga mjeku i ndihmës së shpejtë është kontrolluar dhe është konstatuar vdekja pa shenja dhune.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik me stacionin policor të qytetit të Prilepit dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat