Jankulloska ende mbetet në liri, Gjykata e Lartë ende po e shkruan vendimin për rastin ‘Tanku’

Maqedonia

Jankulloska ende mbetet në liri, Gjykata e Lartë ende po e shkruan vendimin për rastin ‘Tanku’

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:46
Gordana Jankolloska

Vendimi i Gjykatës së Lartë ku vërtetohet gjykimi për rastin ‘Tanku’ ende nuk është dërguar në Gjykatën Penale të Shkupit.

Pasi dërgimit të vendimit, menjëherë duhet të përgatitet edhe akti udhëzues, me të cilin ish-ministrja Gordana Jankolloska duhet të shkojë burg për 4 vjet.

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Faik Arsllanin, për MIA thotë se ende po punohet lënda, gjegjësish se bëhet fjalë për një rast kompleks.

“Na duhet pak kohë. Duhet të jemi të durueshëm disa ditë”, tha Arsllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat