COVID-19, sfida më e madhe për Maqedoninë gjatë muajve të ardhshëm

Maqedonia

COVID-19, sfida më e madhe për Maqedoninë gjatë muajve të ardhshëm

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:40
Foto Ilustrim

Këshilli për Siguri në mbledhjen e djeshme konkludoi se kriza më e madhe në të cilën ballafaqohet vendi është pandemia e coronavirusit e cila mbetet të jetë sfida kryesore edhe gjatë muajve të ardhshëm. Këshilli për Siguri po ashtu konkludoi se se pandemia nuk do të ketë ndikim ndaj sigurisë së përgjithshme të vendit.

Presidenti i vendit, Stevo Pnedarovski pas mbledhjes së Këshillit për Siguri deklaroi se sa i përket masave për menaxhimin me pandeminë, momentalisht në Evropë dhe në botë ka pak shtete që kanë masa të rrepta si ato që ishin në Maqedoninë e Veriut para tre apo katër muajve, apo 96 orë policore. Megjithatë, sipas tij, nëse rritet numri i të infektuarve, shteti duhet të ketë strategji.

“Unë pajtohem se diku ngecëm, diku bëmë lëshime, megjithatë sistematikisht mendoj se atë që e kaluam duhet të mbesë në histori”, tha Pendarovski.

Pendarovski në video para Kuvendit të Përgjithshëm të Komeve të Bashkuara gjatë ditës së djeshme theksoi se ky vit është ndër vitet më të rënda të historisë më të re për shkak se pandemia e coronavirusit, për vetëm disa muaj, përveç që mori gati se një milion jetë, la pasoja të mëdha në çdo sferë të jetës tonë.

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq konsideron se me ardhjen e dimrit do të jetë më e vështirë qytetarët të mbrohen

“Për shkak të temperaturave të ulëta do të jemi të mbyllur brenda, dhe nëse nuk u përmbahemi standardeve për mirëmbajtjen e higjienës, përdorimin e maskës dhe shmangien e tubimeve ku nuk mund të sigurohet distanca e përshtatshme, rreziku i bartjes së infeksionit do të jetë më i madh”, vlerëson Stevanoviq.

Sipas saj, gjatë periudhës së dimrit ka edhe infeksione të tjera respiratore që barten në mënyrë të njëjtë apo kanë simptoma të njëjta me coronavirusi, dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u zbuluar.

Në anën tjetër, Qeveria pranoi propozimin e Komisionit që mësim me prani fizike të kenë 169 shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni është 17.049, prej të cilëve 14.186 janë shëruar, ndërsa 710 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.153.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat