Tekstet shkollore me përmbajtje fyese dhe tendencioze, edhe gjatë këtij vit të ri shkollor

Maqedonia

Tekstet shkollore me përmbajtje fyese dhe tendencioze, edhe gjatë këtij vit të ri shkollor

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:43
Foto Ilustrim

Nxënësit do të nisin një vit të ri shkollor, por do të mësojnë nga të njëjtat libra me gabime gjuhësore dhe shtrembërime të fakteve historike apo gjeografike nga të cilat kanë mësuar edhe gjeneratat e para tyre.

Premtime se ato do të mënjanoheshin kanë bërë shumë ministra. Të njëjtin e bëri një ditë më para edhe ministrja Mila Carovska, e cila tha se do të punojnë maksimalisht në këtë drejtim. Megjithatë, profesori Avzi Mustafa, thotë se librat në vëllimin e të cilave janë hasur më shumë se 30% gabime, duhet të ribotohen dhe jo vetëm të korrigjohen pjesërisht. Sipas tij, për mënjanimin e të gjitha gabimeve në tekstet shkollore do të nevojiteshin së paku dy vjet, nëse ministria do të fillonte që sot të punojë në këtë drejtim.

Edhe sikur të nisin sot të ndryshojnë tekstet, edhe të përmirësojnë ato gabime që duken se janë të mëdha, përsëri do ju duhen se paku dy vjet, që të mund të eliminohen të gjitha ato gabime, qoftë përmbajtjesore, apo gjuhësore. Unë mendoj se kjo do të vazhdojë me gjenerata të tëra për arsye se, përderisa nuk ndryshohen planet dhe programet mësimore, ku do të vijnë risitë e kohës, që ne t’i edukojmë fëmijët tanë me njohuri dhe dituri shkencore, dhe nuk janë fyese dhe që nuk ngjallin emocione të ndryshme, unë besoj se deri sa ato nuk ndryshon nuk do të ketë asgjë në këtë gjendje. Kur formohen komisionet zgjatet puna – tha Avzi Mustafa, profesor.

Ministria e Arsimit para disa vitesh informoi për formimin e një Komisioni Qeveritar për për regjistrimin e të gjitha lëshimeve që janë bërë nëpër librat shkollorë. Por në disa nga tekstet shkollorë mbeten të pandryshuara. Mediat pyeten në ministrinë e Arsimit nëse komisioni në fjalë vazhdon të funksionojë. A ka ky dikaster ndonjë plan konkret për zgjidhjen e problemit me tekstet shkollore. Kur do të ndërmerren hapa konkret, sa kohë do të nevojitet dhe në çfarë mënyre do të veprohet për mënjanimin e gabimeve? Deri tani nga ky dikaster nuk kemi përgjigje. Ndër vite në librat e filloristëve, por jo vetëm janë hasur përmbajtje të tilla që vlerësohen si fyese dhe tendenciozeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat