Gjyqtari Vangellovski u ul në karrigen e të pandehurve

Maqedonia

Gjyqtari Vangellovski u ul në karrigen e të pandehurve

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:47
Gjyqtari Vangellovski

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, sot ishte i ulur në karrigen e të pandehurit në Gjykatën Penale për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Megjithatë, seanca gjyqësore u anulua për shkak se i akuzuari kërkoi më shumë kohë për t’u përgatitur për mbrojtje.

Para më shumë se dy muajsh, Prokuroria Publike bëri të ditur se kanë ngritur procedurë kundër ish-kreu të Gjykatës së Lartë, Jovo Angellovski. Nga Prokuroria sqarojnë se në fund të vitit 2018, Vangellovski ka marrë vendime për gjithë gjykatësit e Gjykatës së Lartë t’u jepet shtesa e pagës për muajin nëntor prej 35% se sa paga bazë, ndërsa ai akuzohet se në listën e personave që kanë marrë pagë, nuk e ka vendosur një gjyqtare, përkatësisht gjyqtaren Lidija Nedellkova.

Ai akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve që është paraparë në Kodin Penal.

Ndryshe, Jovo Vangellovski nga pozita e kryetarit të Gjykatës së Lartë u shkarkua gjatë muajit mars për shkak të heqjes së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili në vitin 2017 ka qenë në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat