Qeveria: Të hiqet Porta Maqedonia dhe monumenti i Nënë Terezës

Maqedonia

Qeveria: Të hiqet Porta Maqedonia dhe monumenti i Nënë Terezës

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:34
Foto Ilustrim

Qeveria me shkresë kërkoi nga komuna Qendër të fshihen pullat për Portën Maqedonia dhe për monumentin e pakompletuar të Nënë Terezës. Nga komuna për Alsat thanë se tani duhet të kenë një takim me Ministrinë e Kulturës, ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm. Nga Komuna Qendër janë kategorik, se largimi i mundshëm i cilësdo përmendore nga pjesa qendrore e qytetit është në kompetenca të investitorit, në këtë rast Qeverisë.

Në fillim të këtij viti Qeveria mori vendim që përmendorja e Nënës Terezës, e cila akoma nuk është përfunduar në vend që të prishet, të dislokohet, por me shkresën e dërguar paralajmërojnë se tani kanë ndryshuar mendje.

Një grup pune u formua për projektin “Shkupi 2014” në vitin 2017, i cili përveç kërkesës për prishjen e këtyre dy përmendoreve, kërkoi edhe fshirjen e të ashtuquajturve Shkallët spanjolle kurse përmendore nga Sheshi Maqedonia të dislokohen.

Arsyetimi i grupit të punës ishte se në të gjitha rastet ka shkelje serioze të ligjeve që rregullojnë çështjen e ngritjes së përmendoreve, ligjeve të buxhetit dhe prokurimeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat