LSDM: Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në raportin e GRECO-s

Maqedonia

LSDM: Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në raportin e GRECO-s

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:05
Foto Ilustrim

Përparim i konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit është bërë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për shkak të angazhimit, masave dhe politikave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM dhe është një hap më pranë Bashkimit Evropian.

Kjo konfirmohet në raportin e fundit të GRECO, organi i Këshillit të Evropës që monitoron standardet anti-korrupsion dhe deri më tani ka ngritur vlerësimin aktual të pajtueshmërisë me rekomandimet nga “përgjithësisht të pakënaqshme” në “të kënaqshme”.

Ky raport tregon se vendi ynë është në rrugën e duhur, domethënë se nuk është më në grupin e vendeve që nuk respektojnë rregullat dhe praktikën e GRECO.

GRECO në vitin 2014 bëri 19 rekomandime për parandalimin e korrupsionit në Kuvend, gjyqësor dhe prokurori dhe e vendosi vendin në grup përgjithësisht të pakënaqshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat