94 të shëruar dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

94 të shëruar dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 94 pacientë, njofton Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Në 24 orët e fundit ka vdekur një 79 vjeçar i cili ishte i diagnostifikuar me COVID-19.

Numri total i rasteve në Maqedoninë e Veriut prej fillimit të pandemisë është 17,483 raste, ku të shëruar janë 14,516 pacientë ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 2,245 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat