Bekteshi: Vazhdojmë me masat për të mbështetur sektorin e turizmit

Maqedonia

Bekteshi: Vazhdojmë me masat për të mbështetur sektorin e turizmit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:10
Bekteshi

Kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga pandemia më shumë ka goditur sektorin e turizmit, i cili tregon një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me rastin e ditës botërore të turizmit.

Ministri Bekteshi theksoi se pandemia na ka bashkuar më shumë për gjetjen e mënyrës me të mirë dhe më efikase për të tejkaluar këtë krizë.

“Vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate shumë të mira në fushën e turizmit, parashikimet ishin që në vitin 2020 të arrijmë majën në numrin e turistëve, por edhe në investime dhe punësim në turizëm, por kriza me pandeminë ka kontribuar në mos arritjen e rezultateve të dëshiruara këtë vit, por na bashkoni edhe më shumë në gjetjen e mënyrës më të mirë dhe më efikase për të tejkaluar këtë krizë së bashku me sa më pak pasoja të jetë e mundur, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke shtuar se pikërisht në këtë moment është e rëndësishme të merren vendimet e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat