KSI: Të hiqen PCR testet për shtetasit nga vendet e rajonit

Maqedonia

KSI: Të hiqen PCR testet për shtetasit nga vendet e rajonit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:10
Foto Ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit.

Por nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.

Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat