Kontrollet e shtuara të trafikut në Maqedoni japin rezultate, ulet numri i aksidenteve

Maqedonia

Kontrollet e shtuara të trafikut në Maqedoni japin rezultate, ulet numri i aksidenteve

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

“Projekti për vendosjen e kamerave në kryqëzime dhe “kamerat e trupit” të nëpunësve policor është një nga sfidat më të mëdha dhe qëndrimi im dhe i MPB-së është që sa herë që krijohen kushte për ta përjashtuar subjektivitetin e njerëzve që marrin pjesë në kontrollin e trafikut, atëherë do të kemi efekte më të mëdha”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke folur në lidhje me kontrollet e shtuara në trafik.

“Kjo është arsyeja pse ne bëmë projekt pilot të filluar në vitin 2016, ndërsa kjo është në policinë e trafikut të autostradës ku u zbatua projekti për vendosjen e ‘kamerave të trupit’. Për momentin, ato janë duke u implementuar në SPB Tetovë, SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dhe ne vazhdojmë me implementimin e këtij projekti në tërë territorin e vendit”, informoi Spasovski.

Ai shtoi se janë bërë analiza të plota se ku dhe sa kamera duhet të instalohen që praktikisht do t’i kontrollojnë shkeljet e trafikut, rritjen e shpejtësisë, etj. Në gjithë territorin të mbulohet të gjitha autostradat, të gjitha magjistralet dhe rrugët rajonale, të kemi sisteme mobile.

Në pyetjen e gazetarëve se a shihen efektet e kontrolleve të intensifikuara të trafikut, ministri Spasovski, duke iu referuar faktit se për rreth dy javë tani, plane të veçanta të përpunuara për kontrollet e trafikut janë ndërmarrë jo vetëm në Shkup, por edhe në të gjithë vendin duke theksuar se mungesa e vazhdimësia në punën e policisë rrugore është një problem serioz.

“Këtë mëngjes kam pasur konferencë mbi këtë temë, kemi ulje të aksidenteve të trafikut në periudhën në 10 ditët e kaluara, që do të thotë se këto kontrolle japin rezultate”, tha Spasovski.

Ai tha se do të duhet të ballafaqohemi seriozisht jo vetëm me rritjen e shpejtësisë së trafikut dhe jo vetëm me njerëzit që kanë përdorur alkool dhe substanca psikotrope, por, siç nënvizoi ai, një sfidë serioze do të jetë se si dhe si ta zgjidhim problemin me automjetet e paregjistruara dhe drejtimin e mjeteve motorike pa patentë shoferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat