Tetë viktima dhe 112 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Tetë viktima dhe 112 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 13:45
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.372 teste, ndërsa janë regjistruar 112 raste me COVID-19,.

Sipas qyteteve në: Shkup-46, Kumanovë-7, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-1, Strugë-6, Veles-4, Manastir-7, Ohër-4, Gostivar-3, Strumicë-11, Radovish-3, Koçan-4, Probishtip-1, Berovë-1, Vallandovë-1, Vinic-1, Delleçevë-1, Kratovë- 1, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-2, Resnjë-1.

Instituti për Shëndet Publik regjistroi 159 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Tetë pacientë ndërruan jetë në spitale, nga Tetova (73), Strumica (58), Dellçova (55), dy nga Struga (80 dhe 74) dhe tre pacientë nga Shkupi (53, 76 dhe 82).

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vend ka arritur në 17.786.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat