ESHR: Një pjesë e kompensimeve të cilat i kanë marrë PSP-ja nuk janë në pajtim me rregullativën ligjore

Maqedonia

ESHR: Një pjesë e kompensimeve të cilat i kanë marrë PSP-ja nuk janë në pajtim me rregullativën ligjore

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:17
Foto Ilustrim

Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar se në Prokurorinë Speciale Publike vlera e shtesave të paguara për vitin 2015 e tejkalon vlerën e mjeteve të paguara për pagën bazë për person. Revizioni, siç bëri të ditur ESHR, ka konstatuar se për periudhën janar 2016 e deri në shtator të vitit 2019 në bazë të kompensimeve për respektim të parimit të sekretit dhe për mjete në vlerë të përgjithshme prej 282.896 mijë denarë për të cilat revizioni nuk ka siguruar kriter përkatës ligjor.

Në kërkesat PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ESHR ka kryer revizion në harmonizim në temë “Paguaj edhe shtesa të pagave dhe kompensimeve të tjera në PP për Ndjekje të Veprave Penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve”. Revizioni i kryer ka të bëjë në periudhën 2015-2019.

Në raportin e revizorit shënohet se të shtesat e pagës për vitin 2015 të cilat janë paraparë për prokurorin publik dhe prokurorët publikë në këtë Prokurori, e tejkalojnë vlerën e mjeteve të paguara për pagat bazë për person.

Të drejtë të shtesës së pagës të prokurorit publik dhe prokurorëve publikë në PSP është rregulluar me nenin 14 të Ligjit për PSP, sipas të cilave përcaktohen shtesat e pagës edhe atë: shtesë për kushte të veçanta për punë, shtesë për ekzistim të rrezikut të lartë dhe shtesë për besueshmëri.

Me miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga të prokurorëve publikë nga dhjetori i vitit 2015, është rregulluar se vlera e përgjithshme e lartësisë së shtesave nuk mund të arrijë më shumë se 35 për qind e pagës bazë të prokurorit publik, derisa për lartësinë dhe mënyrën e përcaktimit të shtesave, nevojitet që prokurori publik të miratojë akt të veçantë.

Rezultatet e e revizorit të cilat kanë të bëjnë në realizimin e të drejtës së kompensimeve të tjera dalin nga informacionet e mbledhura të cila kanë shkallë të klasifikimit për shkak që ESHR në pajtim me nenin 29 të Ligjit për revizionin shtetëror ka hartuar raport të veçantë, në pajtim me Ligjin për informacione të klasifikuara, ndërsa lartësia e mjeteve të paguara në bazë të kësaj arrijnë 282.896 minë denarë.

Revizorët gjithashtu kanë kanë përcaktuar se përveç shtesave të pagës për vitin 2015, realizimin e të drejtës së shtesave të pagës, saktësinë e llogaritjes, evidentimin dhe pagesën janë në pajtim, në të gjitha aspektet materiale, me rregullativën ligjore relevante dhe aktet interne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat