Maqedoni: Dje mbi 100 të infektuar me COVID-19, Shahpaska thotë se ka vende të lira nëpër çerdhe

Maqedonia

Maqedoni: Dje mbi 100 të infektuar me COVID-19, Shahpaska thotë se ka vende të lira nëpër çerdhe

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Nga 1.372 testet e bëra gjatë ditës së djeshme, u regjistruan 112 raste të reja me Covid-19. Gjithashtu kanë ndërruar jetë tetë persona, ndërsa janë shëruar 159 pacientë.

Aktualisht 47 fëmijë të moshës parashkollore, gjegjësisht tre grupe përkujdese dhe 14 të punësuar janë në izolim për shkak Kovid-19. Ende tërësisht nuk janë plotësuar kapacitetet në pajtim me protokollet për punë dhe ka vende të lira për vendosjen e fëmijëve nëpër kopshte, informoi dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpansa.

Numri i i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17.786, numri i pacientëve të shëruar është 14.801, i të vdekurve është 737 ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.248.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska informoi dje është mbyllur vetëm objekti në kuadër të kopshtit për fëmijë “Yjet” në Çeshinovë-Obleshevë, i cili pritet të hapet sot.

Në kopshtet e fëmijëve sipas ministres, kapaciteti sipas protokollit të punës ende nuk është i mbushur plotësisht dhe ka vende të lira për fëmijët.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi dje se Qeveria dhe institucionet kompetente janë plotësisht të përkushtuara në masat e mbrojtjes personale që do të parandalojnë përhapjen e COVID-19, dhe kështu nevojën për karantinë dhe masa të tjera më kufizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat