Avokati Dauti kërkon që të respektohet gjuha shqipe në Gjykatën Penale

Maqedonia

Avokati Dauti kërkon që të respektohet gjuha shqipe në Gjykatën Penale

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:42
Foto Ilustrim

Avokati i të akuzuarës Elizabeta Najdovska në lëndën “TNT”, Merxhan Dauti, nëpërmjet një kumtese drejtë gjykatës Penale, shpreh shqetësimet e të pandehurve dhe të palës mbrojtëse, së të njëjtat duhet të merren me seriozitetin më të madh ligjor.

“Gjykata themelore penale në Shkup duhet të pranoj dhe respektojë gjuhën shqipe! Jo të sjellë vendime për ndëshkime dhe të mendohet se me çdo kusht të hesht pala mbrojtëse, të aprovojë kërkesat e palës mbrojtëse gjatë leximit të dëshmive, dhe pala e akuzës në fazën e dëshmive të lexojë përmbajtjen e tyre”, thuhet në kumtesën e Dautit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat