Maqedoni: Fillojnë me punë ekipet mobile, pasaportat do të jepen edhe në konsullata

Maqedonia

Maqedoni: Fillojnë me punë ekipet mobile, pasaportat do të jepen edhe në konsullata

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:46
foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim të veçantë me diplomatët e punësuar dhe referentët konsullor të cilët janë anëtarë të ekipeve mobile për dokumente të udhëtimit, që personalisht t’ua ndajë vendimet me të cilat ata urgjentisht udhëzohen në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore.

Nga MPJ thonë se misioni i tyre do të jetë realizimi i planit aksionar për vitin 2020, i cili pjesërisht ishte i pasivizuar për shkak të paraqitjes së pandemisë globale.

“Qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, kanë qenë në një situatë të vështirë për një kohë më të gjatë, për shkak të mungesës së dokumenteve legale, dhe detyra e juaj është që të bëni përpjekje shtesë me qëllim që gjatë kohës së vizitës tuaj nëpër Përfaqësitë Diplomatike – Konsullore, të arrini edhe deri te qytetari i fundit, i cili ka nevojë nga shërbimet tona konsullore”, tha Osmani gjatë takimit.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se ata do të vazhdojnë përpjekjet për t’u përshtatur me masat dhe kushtet e vendosura nga ana e shteteve që është e nevojshme për funksionim të pandërprerë dhe efikas të ekipeve mobile, të cilat duke filluar nga 2 tetori deri më 9 nëntor të këtij viti, do të realizojnë planin aksionar. Ekipet fillojnë nga vizita në Zagreb, Vjenë dhe Mynih, kurse pastaj sipas planit, dërgohen edhe në qendra të tjera ku ekziston nevoja.

Në lidhje me orarin e saktë të shërbimeve nga ekipet mobile, të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për marrjen e një dokumenti të udhëtimit (pasaportë) do të njoftohen nga Përfaqësitë Diplomatike Konsullore.

Për mënyrën e realizimit dhe afatet për vitin aktual, si dhe vendet në të cilat parashihet të ketë shërbime të tilla, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të marrin më shumë informacion në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat