Sajkoski: Po vjen një periudhë kohezioni partiak në OBRM-PDUKM

Maqedonia

Sajkoski: Po vjen një periudhë kohezioni partiak në OBRM-PDUKM

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:17
Gjorgjija Sajkoski

Deputeti Gjorgjija Sajkoski njoftoi një periudhë kohezioni partiak pasi ai u zgjodh Sekretari i ri i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së.

Më herët, partia më e madhe e opozitës në Maqedoni në Komitetin Qendror shkarkoi Igor Janushevin, pasi ai dha dorëheqjen për arsye personale.

“Të nderuar anëtarë, mbështetës, miq, vëllezër dhe motra, dua të shpreh mirënjohjen time të madhe për besimin që më është dhënë nga Komiteti Qendror dhe kryetari Hristijan Mickoski për të kryer funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së.

Për mua, është një nder dhe kënaqësi e veçantë, por në të njëjtën kohë një detyrim, angazhim dhe luftë për largimin përfundimtar të kësaj qeverie jo popullore.

Po vjen një periudhë kohezioni partiak, forcim i strukturave dhe politikave që kanë dalë nga populli dhe për popullin”, tha Sasjkoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat