BERZH parashikon rënie ekonomike të Maqedonisë prej pesë për qind

Maqedonia

BERZH parashikon rënie ekonomike të Maqedonisë prej pesë për qind

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:04
Foto Ilustrim

Andy Aranitasi, përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Maqedoninë e Veriut, parashikon një rënie prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto të Maqedonisë këtë vit. Rritja për vetëm 3 për qind pritet në vitin 2021.

“Sipas parashikimeve tona, këtë vit do të ketë një rënie të BPV-së prej pesë për qind dhe rritje prej tre për qind vitin e ardhshëm, e cila është e ngjashme me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, si dhe ato me një bazë industriale në Evropën Qendrore dhe Lindore. Pasi u rrit afër përqindjes zero (0.2%) në tremujorin e parë, BPV ra me gati 13% (-12.7%) në tremujorin e dytë, që do të thoshte se kishte ndërprerje të mëdha në ekonomi, përmes një ulje të konsiderueshme të konsumit privat, investimeve, marrëveshjet për eksport dhe import”, tha Aranitasi në një intervistë për AIM-në.

Ky projeksion i ri i BERZH-it për Maqedoninë, pasi më herët parashikoi rënie të ekonomisë së vendit për 3.5 për qind në vitin 2020 dhe rritje për 5.5 për qind në vitin 2021.

Rënia mesatare të ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë 5.51 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat