Filipçe-Byrnes: SHBA është partneri jonë strategjik në forcimin e sistemit shëndetësorë

Maqedonia

Filipçe-Byrnes: SHBA është partneri jonë strategjik në forcimin e sistemit shëndetësorë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:38
Kate Marie Byrnes

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes, të cilën e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në përparimin e mbrojtjes shëndetësore dhe ballafaqimin me sukses me coronavirusin në vendin tonë.

“SHBA-të kanë kontribuar në mënyrë serioze për forcimin e sistemit shëndetësor. Veçanërisht falënderojmë ambasadore Kate Marie Byrnes për angazhim që nga fillimi i krizës, kur morëm ndihmë të konsiderueshme, së pari mjete mbrotjëse, materiale, ndërsa pastaj edhe pajisje mjekësore për Klinikën Infektive, Institutin për Shëndet Publik, si dhe mjete mjete të poasaçme për Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri”, deklaroi Filipçe.

Filipçe tha se me mbështetje të ambasadës amerikane, Instituti u bë me kabinet për biosiguri të nivelit 3, në vlerë prej 500 mijë dollarë.

Në takim u tha se që nga fillimi i krizës me coronavirusin, ambasada e SHBA-ve ka dhënë donacione mjete medicinale (maska, veshje dhe pajisje tjera”, në vlerë prej një milion dollarë, të dedikuara për mjekët, për punëtorët medicinal në Klinikën Infektive dhe Institutin për Shëndet Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat