Arsovski: Shqyrtohen të gjitha mundësitë për thirrje në përgjegjësi për Pendarovskin

Maqedonia

Arsovski: Shqyrtohen të gjitha mundësitë për thirrje në përgjegjësi për Pendarovskin

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:44
Foto Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka paralajmëruar thirrje në përgjegjësi (impeachment) për presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp nuk tregoi se kur do të jetë vendimi përfundimtar, por tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe do të diskutohet në organet e partisë.

“Ne kemi thënë se Pendarovski është bashkëpunëtor i mafias së Zaevit, e cila fatkeqësisht funksionon në këtë shtet më mirë se mafia më e madhe në botë ‘Cosa Nostra'”, tha Arsovski.

Mundësia për thirrje në përgjegjësi për Pendarovskin, siç kanë thënë nga OBRM-PDUKM, vjen pasi konsiderojnë se ai i ka keqpërdorur vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga kjo parti dje thanë se nuk do të votojnë në Kuvend për konfirmimin e vendimeve të Pendarovskit, i cili për pesë herë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat