Tre të vdekur dhe 188 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Tre të vdekur dhe 188 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona si shkak i COVID-19.

Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 756 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 188 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 18,790 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve  nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 15,341 pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 3 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat