A po rrezikohet rritja e rasteve me COVID-19 pas hapjes së kufirit me Maqedoninë?

Maqedonia

A po rrezikohet rritja e rasteve me COVID-19 pas hapjes së kufirit me Maqedoninë?

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 21:09
foto ilustrim

Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë hequr paraqitjen e detyrueshme të një testi PCR Negativ për shtetasit e njëra-tjetrës.

Ndërkohë pas heqjes së kushtit të testimit për COVID-19, për në Maqedoninë të Veriut dhe anasjelltas, është rritur numri i atyre që po frekuentojnë këto vende.

Vetëm një ditë pas heqjes së kësaj mase, 10 mijë persona më shumë kanë hyrë brenda territorit të Kosovës.

E kjo po shton edhe rrezikun e rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus.

Sipas infektologut Ilir Tolaj, shifrat e COVID-19 në shtetet e rajonit janë afërsisht të njëjta, andaj  ky vendim nuk rrezikon shëndetin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat