Mickoski: Protestat janë ambientale edhe me automjete, nuk ka mundësi për përhapjen e virusit

Maqedonia

Mickoski: Protestat janë ambientale edhe me automjete, nuk ka mundësi për përhapjen e virusit

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 23:40
Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se protestat që po mbahen sonte në tre qytete nuk janë rrezik për përhapjen e virusit korona.

“Këto protesta po mbahen me automjete dhe kështu që masat po respektohen në maksimum. Ne i respektojmë të gjitha masat e miratuara nga Qeveria dhe komisioni politik, masa që ne shohim nuk japin rezultate”, deklaroi Mickoski për Kanal 5.

Mickoski thotë se të dy deputetët që janë infektuar me virusin korona, nuk kanë qenë në protestat e organizuara të opozitës.

Ai prot*estat i sheh si një mënyrë legjitime të shprehjes së pakënaqësisë me ato që ai thotë se janë politikat e mafies në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat