Zdravev: Diskutojmë për mbajtje të gjykimeve online për shkak të situatës me coronavirus

Maqedonia

Zdravev: Diskutojmë për mbajtje të gjykimeve online për shkak të situatës me coronavirus

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:58
Kiro Zdravev

Pas shtyrjes së seancave gjyqësore për shkak të situatës me Covid-19, po shqyrtohet mundësia për mbajtje të gjykimeve online, deklaroi për AIM-n kryetari i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev.

Megjithatë, ai thekson se këtu ekziston një problem për shkak se nuk mund të mbahet gjykim online nëse për atë nuk dakordohet i akuzuari.

“Në të ardhmen duhet të ndryshohen ligjet procedurale në mënyrë që të parashihet mundësia edhe për gjykim online.

Ne të gjithë jemi të shqetësuar për gjendjen, na pengon të gjithëve, edhe Këshillit gjyqësor edhe gjykatësve, edhe kryetarëve të gjykatave. Do të duhet të kërkohet ndonjë zgjidhje, ndonjë dalje nga ajo situatë”, thotë Zdravev për AIM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat