Karaxhoski propozon të ketë konduktorë në çdo autobus

Maqedonia

Karaxhoski propozon të ketë konduktorë në çdo autobus

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Komisioni për sëmundje ngjitëse në pakon e dytë të masave restriktive anti-Kovid, ka propozuar që autobusët e transportit publik të Shkupit të qarkullojnë me 50 për qind të kapacitetit.

Por për Komisionin për sëmundje ngjitëse, sërish kjo masë nuk do ta zgjidh problemin me rrëmujën. Kryetari i këtij Komisioni, Zharko Karaxhoski rekomandon që në çdo autobus të vendoset nga një konduktor.

“Në kohën time, kur vozitesha me autobus ka pasur konduktor. Konduktori ose i shikonte biletat ose i shqyente, ose i jepte biletat. Çdo operator ekonomik, por edhe transporti publik do të ishte mirë, këshilla jonë është që do të jetë më mirë. Do të thotë ne nuk jemi ata që vendosmi apo dënojmë”, tha Zharko Karaxhoski – Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Kërkon edhe shtimin e numrit të autobusëve, pasi siç thotë kështu do të mund të krijohet distancë mes udhëtarëve.

Ndërkohë, kryetar i Shkupit, Petre Shilegov me përgjigje.

“Nëse e shihni numrin e biletave valide atëherë do të shihni se numri i udhëtareve gjatë këtij viti është 37.5 % nga periudhe e njëjte më vitin e kaluar. Që do të thotë kemi ulje të numrit të udhëtarëve rreth 62 %. Për këtë arsye ne e shohim situatën në bazë ditore presim të shohim dhe rekomandimet nga Komisioni për Sëmundje dhe në bazë të saj do të veprojmë”, u shpreh Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat