LSDM: Lufta ndaj koronavirusit është e përbashkët

Maqedonia

LSDM: Lufta ndaj koronavirusit është e përbashkët

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:10
Foto Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se situata me koronavirusin është serioze.

Sipas tyre, numri i të infektuarve të rinj është i lartë dhe bëjnë thirrje që çdo qytetar t’i respektojë masat për mbrojtje.

“Pritet që Kuvendi në afat sa më të shkurt t’i miratojë masat e reja, të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive i pranoi Qeveria. Duhet që të gjithë qytetarët me vetëdije dhe në mënyrë të disiplinuar t’i respektojnë masat për mbrojtje”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, lufta ndaj koronavirusit është e përbashkët dhe duhet sjellje e përgjegjshme dhe vetëdijesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat