Raporti javor: Mbi 2600 raste të reja me COVID-19 për një javë në Maqedoni

Maqedonia

Raporti javor: Mbi 2600 raste të reja me COVID-19 për një javë në Maqedoni

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:54
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 12 deri 18 tetor 2020, për COVID-19 janë bërë gjithsej 13.213 testime, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 2.676 raste.

Rastet e reja janë në 34 qytete të vendit, ndërsa është shënuar rritje prej 19.3 përqind, në krahasim me javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket numri të rasteve pozitive në krahasim me testimet e realizuara, përqindja është 20.3% krahasuar me javën e kaluar ku shënonte 17.2 për qind.

Të infektuarit janë të moshave të ndryshme, numri më i madh i tyre-20.9 për qind janë mes moshës 30 deri 39 vjeç, vijon grupmosha 40 deri 49 vjeç (19.5%), nga 20 në 29 vjet (17.6%), mbi 60 vjet (17.5%) dhe nga 50-59 vjet (16.6%). Numri më i ulët i të infektuarve është tek fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç (3.0%).

Javën e kaluar janë regjistruar 49 viktima si pasojë e Covid-19 në gjithsej 16 qytete, që paraqet një rritje prej 58.1% krahasuar me javën e kaluar, kur kishte 31 viktima në 15 qytete.

Sa i përket moshës, 38 viktima kanë qenë mbi moshën 60 vjeçe, 9 viktima kanë qenë mes moshës 50-59 vjeçe, ndërsa dy viktima janë të grupmoshës 40 -49 vjeçe. 35 viktima kanë pasur sëmundje të tjera kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat