Eurostat: Rënie e madhe e qarkullimit ajror në BE dhe në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Eurostat: Rënie e madhe e qarkullimit ajror në BE dhe në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Pandemia e coronavirusit pothuajse tërësisht e ka ndërprerë trafikun e udhëtarëve në Evropë në tremujorin e dytë të këtij viti. Siç raporton AIM, sipas të dhënave të Eurostat, numri i udhëtarëve në fluturime në pothuajse të gjitha vendet e BE-së është ulur në atë periudhë për 97-98 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në territorin e BE-së, kaluan më rëndë Spanja, Sllovakia dhe Sllovenia me një rënie të numrit të udhëtarëve për 99 për qind.

Spanja është vendi më i prekur me 61.6 milionë më pak udhëtarë në tremujorin e dytë të këtij viti sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas shifrave, Gjermania pasohet me 59.1 milionë, Franca me 44.2 dhe Italia me 42.6 milionë më pak udhëtarë në aeroplanë.

Analiza e Eurostatit përfshiu edhe dy vende nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut, e cila mban një rekord famëkeq – me 2.738 udhëtarë në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar për dallim nga viti i kaluar kur u transportuan 602.715 udhëtarë, që është një rënie prej rreth 600.000, e cila interpretohet si një rënie nga madje 100 për qind dhe Serbia, ku numri i udhëtarëve është ulur për rreth një milion e gjysmë, që është 94 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat