Opozita ka kërkuar kohë plotësuese t’i shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse

Maqedonia

Opozita ka kërkuar kohë plotësuese t’i shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:04
foto ilustrim

Në kërkesë të opozitës në seancën e sotme të 18-të kuvendore nuk është diskutuar për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, me procedurë të shkurtuar, e cila duhet të jetë bazë për zbatim të masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi.

Nga grupi i deputetëve të LSDM-së potencojnë se opozita ka kërkuar kohë ta shqyrtojë sepse kanë pasur dyshim në disa dispozita.

Nga VMRO-DPMNE, konfirmojnë se kanë kërkuar para se të shprehen për ligjin ta shqyrtojnë edhe të japin propozime të tyre. Nga partia opozitare thonë se duan të japin kontribut dhe mbështetje të tyre në përpjekjet për ballafaqim me Kovid-19.

Ligji, mund të gjendet në rend dite në seancën e ardhshme kuvendore më 27 tetor, kur pritet në punë të kthehen edhe dy deputetë pozitiv me Kovid-19 nga shumica, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski.

Në ueb faqen kuvendore në propozim-rend dite për seancën e sotme të 18-të si pikë e fundit ishte vendosur edhe ky ligj, por në seancë nuk kishte arsyetim pse ai sot nuk u vendos në rend dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat