Gogov: Gjendja në Strumicë është alarmante, nuk ka shtretër të lira në spital

Maqedonia

Gogov: Gjendja në Strumicë është alarmante, nuk ka shtretër të lira në spital

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:21
Naqe Gogov

Drejtori i Spitalit të Strumicës, Naqe Gogov për televizionin “TV24” thotë se gjendja në qytet është alarmante, kapacitetet spitalore janë plotë nga pacientët që mjekohen, ndërsa personeli mjekësor nuk ka më fuqi.

Strumica deri dje ka regjistruar 588 persona me COVID-19, ndërsa për momentin 358 raste janë aktive dhe 19 të vdekur. Situata ka dalë jashtë kontrollit në muajin e fundit.

“Situata në spitalin e Strumicës është alarmante. Numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë është rritur. Është rritur numri i pacientëve që testohen dhe rezultojnë pozitiv. Është rritur edhe numri i pacientëve që mjekohen në spitale. Kjo është situatë alarmante, sepse deri para një muaji nuk kishim një numër të madh të pacientëve, kishim nga tre deri pesë, dhe ajo ishte e përballueshme edhe për personelin, edhe për shtrirje në spital dhe mjekim. Tani situata është e rëndë, kemi numër të madh të pacientëve që duhet të mjekohen në spital në Strumicë, por kapacitetet janë mbushur”, tha Gogov.

Në njësinë infektive në spital janë mbushur kapacitetet, të gjithë shtretërit janë plotë nga pacientët të cilët mjekohen, ka edhe pacientë që vijnë nga spitali ditor dhe ashtu e marrin terapinë e rekomanduar nga infektologët.

“Pesha e stafit që punon në spital është e madhe dhe qëndresa e tyre tashmë është në fund, ata janë në fund të forcës së tyre. Ne përpiqemi të mbajmë tonin e punës në Departamentin e Sëmundjeve Infektive”, tha Gogov./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat