LD-Maqedoni: Osmani t’i dorëzoj notë proteste ambasadorit bullgar

Maqedonia

LD-Maqedoni: Osmani t’i dorëzoj notë proteste ambasadorit bullgar

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:13
Krasimir Karakaçanov

Lidhja Demokratike ka dënuar deklaratën e zv. kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov se do të dërgojë regjiment inxhinierik të ushtrisë së bullgarisë ose anëtarë të organizatës OBRM të cilët do t’i largojnë monumentet në Maqedoni ku shkruan se bëhet fjalë për “viktima nga okupatori fashist bullgar”.

Lidhja Demokratike vlerëson se ajo që duhet të bëjë më pak ministri i jashtëm, Bujar Osmani është që ta thërret në bisedë ambasadorin e Bullgarisë në vendin tonë dhe t’i dorëzojë not proteste, me fjalë ose në mënyrë të shkruar, për shkelje të rregullave diplomatike të sjelljes të përfaqësuesit të lartë të qeverisë bullgare.

Gjithashtu, nga Lidhja Demokratike thonë se prein që edhe kryeministri i vendit fqinjë dhe mik të Republikës së Bullgarisë Boyko Borissov të distancohet nga deklarat e këtilla të zv. kryeministrit Karakaçanov.

“Është skandaloze dhe e papërshtatshme që Ministri i Mbrojtjes i një anëtari të NATO-s, anëtar i të cilit është vendi ynë, të bëjë deklarata të tilla drejtuar fqinjit të tij me të cilin Bullgaria deklaron zyrtarisht se dëshiron të kultivojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë aleatë në aleancën e NATO-s në të cilën siguria, paqja, bashkëpunimi i fqinjësisë së mirë janë vlera dhe parime themelore dhe deklaratat rreth dërgimit të njësive ushtarake zgjojnë shpirtrat e errët të së kaluarës”, thonë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat