Sindikata e Policisë në Maqedoni kërkon mjete shtesë për policët

Maqedonia

Sindikata e Policisë në Maqedoni kërkon mjete shtesë për policët

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon nga Qeveria dhe ministri i Punëve të Brendshme të japin mjete shtesë për të punësuarit në polici, për luftën me coronavirusin, pasi siç thonë, ata ballafaqohen çdo ditë me rrezikun për infektim.

“Të punësuarit në polici çdo ditë janë të ekspozuar në rrezik të lartë, për shkak të kontaktit me shumë njerëz. Do të përmendim vizitat e tyre tek personat që janë në izolim të cilët kontrollohen nëse i respektojnë masat, çdo ditë kontrollet nëpër pika, si dhe punët që i kanë në ekipet speciale”, thonë nga Sindikata.

Ata kërkojnë nga Qeveria që në javën e ardhshme ta rishqyrtojë kërkesën e tyre për pagesë prej 15 mijë denarëve sa propozojnë ata, ose shumë prej 25 mijë denarëve sa propozon sindikata tjetër në MPB.

Këto mjete shtesë që i kërkon sindikata, thonë se do të jenë satisfaksion moral për policët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat