Pritjet para bankave shkaktojnë tollovi në kohë pandemie

Maqedonia

Pritjet para bankave shkaktojnë tollovi në kohë pandemie

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Pritja me orë të tëra para bankave është bërë përditshmëri e re e qytetarëve. Roja për mbajtjen e rendit para bankës lejon nga dy persona të hyjnë në bankë, me kusht që të mbajnë maskë mbrojtëse. Por para bankave pamja është ndryshe. Qytetarët thonë se bankat duhet të vendosin edhe turnin e dytë, në mënyrë që të gjithë të mund të kryejnë punë pa pritur me orë të tëra.

– Advertisment –

Nga ana tjetër, bankierët thonë se ata kanë bërë mjaft për të shmangur turmat, – pensionet dhe ndihma sociale jepen saktë në ditë të përcaktuara.

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë:

“Bankat e organizojnë orarin e punës në përputhje me rekomandimet e institucioneve kompetente dhe në përputhje me politikat e tyre të biznesit.”

Më shumë rrëmujë kishte kur bankat shpërndanin kartelat pagesore për ndihma shtetërore për qytetarët. Shpërndarja e 300 mijë kartelave të reja pagesore, këtë herë për nënat e vetme, pensionistët dhe kërkuesit pasiv të punës, pritet të bëhet muajin tjetër. Do të zbatohet në të njëjtën mënyrë, gjegjësisht qytetarët do të duhet t’i marrin personalisht nga bankat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat