Autobusët duhet të punojnë me kapacitet të përgjysmuar, inspektorët paralajmërojnë kontrolle

Maqedonia

Autobusët duhet të punojnë me kapacitet të përgjysmuar, inspektorët paralajmërojnë kontrolle

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Kontrolli për respektimin e masave të reja në transportin publik në të gjithë territorin e kryeqytetit do të jetë në duart e rreth 20 inspektorëve. Krahasuar me numrin e autobusëve në qarkullim, numri i inspektorëve është shumë herë më i vogël. Kjo ngjall dilemë se sa do të arrijnë të njëjtit që në kohë të monitorojnë nëse nëpër autobusë plotësohet jo më shumë se gjysma e kapacitetit dhe nëse pasagjerët mbajnë maska dhe distancë.

Praktikisht gjatë periudhës në vazhdim transporti publik do të jetë shënjestra jonë kryesore.  Para së gjithash duhet të vijë në shprehje ndërgjegjësimi i qytetarëve. Ne sikur të kemi edhe 100 inspektorë, përsëri do të jenë pak nëse vetëdija e qytetarëve nuk është në nivelin e duhur. Kontrollet do të jenë pa paralajmërim, njëkohësisht në disa vende.”-tha Goran Trajçevski, inspektor.

Trajçevski thotë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse duhet të miratohen urgjentisht, pasi në këtë mënyrë inspektorët do të mund të sanksionojnë në vendngjarje.

Supozoj se kompetencat tona do të lejojnë që në rast se shohim se autobusi ka tejkaluar 50% të kapacitetit, ta ndalojmë të njëjtin dhe t’i zbresim një pjesë të udhëtarëve. Veçanërisht qytetarët që nuk kanë maska, menjëherë do të zbriten nga automjeti”-pohoi Goran Trajçevski, inspektor.

Nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik thonë për Alsat se numri i autobusëve në qarkullim është i mjaftueshëm që të respektohen masat e reja, mirëpo këtë e vlerësojnë duke u bazuar në skenimin e biletave elektronike të udhëtarëve. Shoferët me të cilët kemi kontaktuar herë pas herë na kanë informuar se një pjesë e mirë e pasagjerëve udhëtojnë pa bileta.

Ndërmarrja për Qarkullim Publik:

“Pothuajse në të gjithë autobusët ka person përgjegjës që rregullon, hyrjen dhe daljen e pasagjerëve, përkatësisht që kujdeset që në automjet të jetë numri i duhur i pasagjerëve, ashtu siç parashikojnë masat”.

Megjithatë, nga udhëtimet tona me autobusët e qytetit deri tani i vetmi person jo pasagjer në autobus është shoferi. Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse, nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të të njëjtës janë sanksionuar 899 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat