Maqedoni, 110 policë janë të infektuar nga coronavirusi

Maqedonia

Maqedoni, 110 policë janë të infektuar nga coronavirusi

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:51
Foto Ilustrim

Gjithsej 110 është numri i të punësuarve të infektuar me coronaviurs në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët ndodhen në izolim.

Nga policia e Maqedonisë thonë se numri i të infektuarve lëviz prej 80 deri 120 persona, ndërsa sipas të dhënave të fundit gjithsej ka 110 të infektuar.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse para disa ditësh propozoi në Qeveri që administrata shtetërore të punojë me ndërrime apo online.

Ndryshe, coronavirusi ka kapur valën e stinës së vjeshtës se gati çdo ditë kemi numër rekord me infektime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat