Policia zbulon mbi 100 gramë kokainë në Kërçovë, arrestohet dileri

Maqedonia

Policia zbulon mbi 100 gramë kokainë në Kërçovë, arrestohet dileri

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, në kuadër të aktiviteteve të përforcuara të MPB-së për zbulimin e tregtisë me drogë, gjatë ditës së djeshme në Kërçovë, zyrtarët policor të stacionit policor Kërçovë arrestuar një diler dhe zbuluan mbi 100 gramë kokainë dhe lëndë të tjera.

“Më 24.10.2020 rreth orës 20:20 në bulevardin Çlirimi në Kërçovë zyrtarët policor kanë ndaluar automjetin ‘citroen’, me tabela të Tetovës, e drejtuar nga I.B (38) nga Kërçova. Gjatë kontrollit, I.B ka tentuar të hedh një top prej plastike në të cilin ka pasur tetë paketime me kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se se personi me inicialet I.B është arrestuar, ndërsa në shtëpia e tij është kontrolluar dhe janë gjetur mbi 100 gramë kokainë dhe lëndë të tjera.

“Është marrë automjetin ‘citroen’, si dhe automjete ‘Porche’. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat