Xhaferi për seancat online: Në situata të jashtëzakonshme kemi ligje rezervë

Maqedonia

Xhaferi për seancat online: Në situata të jashtëzakonshme kemi ligje rezervë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:46
Talat Xhaferi

Kryeparlamentari Talat Xhaferi insiston që të gjendet një zgjidhje ligjore që Kuvendi të punojë në një situatë kur vendin e ka kapluar pandemia. Ai ka përmendur faktin se gjatë gjithë kohës mund të ketë deputetë të prekur me virus, të cilët nuk mund të marrin pjesë në Kuvend.

Propozimin që Kuvendi të mbajë seanca online, tashmë e kanë kundërshtuar shumë deputetë, ndërsa Xhaferi thotë se në rrethana normale asnjë njeri nuk do të kërkonte të punohej nga shtëpia.

“Kur jemi gjetur në një situatë të këtillë, është e nevojshme të mendohet që të kemi ligje rezervë, se si dhe në çfarë mënyre do të mund ta kryenim funksionin tonë dhe jo ajo të jetë zëvendësim për punën e zakonshme”, ka thënë ndër të tjera Xhaferi në intervistë për REL. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat