Bejta: Taravari vetëm për kikirika ka harxhuar 5 mijë euro

Maqedonia

Bejta: Taravari vetëm për kikirika ka harxhuar 5 mijë euro

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:45
Nevzat Bjeta dhe Arben Tarvari

Lufta për kryetar komune në Gostivar vetëm se ka filluar edhe pse ka kohë deri në zgjedhjet e tetorit të vitit të ardhshëm ish kryetari dhe tani si kandidat i mundshëm Nevzat Bjeta ka nisur fushatën e tij edhe një mandat pas humbjes nga Taravari para 3 viteve, përcjell TS. Ai në një prnoncim në Tv është shprehur se kryetari aktual Arben Tarvari vetëm për kikirika ka harxhuar 5 mijë euro. “Për ujë dhe kikirika ka harxhuar 5 mijë euro” u shpreh Taravari.

Nevzat Bejta gjithashtu është shprehur se qytetarët e kërkojnë që me Gostivarin katër vitet e ardhshme të menaxhoj ai pasi Taravari nuk ka ndryshuar asgjë me Gostivarin.

Nga BDI ende nuk ka zyrtarisht se kush do të jetë kandidat i mundshëm për Gostivarin, pasi ende është shumë herët për emra.

Ndryshe Nevzat Bejta ka tre fitore dhe dy humbje për Gostivarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat