Gjashtë persona pozitiv për koronavirus kanë dashur që të largohen nga Maqedoni, kapen në aeroport

Maqedonia

Gjashtë persona pozitiv për koronavirus kanë dashur që të largohen nga Maqedoni, kapen në aeroport

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Gjashtë persona pozitivë për coronavirusin u përpoqën të largoheshin nga Maqedonia përmes aeroportit të Shkupit.

Administrata doganore informon se ata parandaluan përpjekjen e gjashtë personave të cilët gjatë javës së fundit, megjithëse kishin vendime për izolim, donin të udhëtonin jashtë vendit.

“Udhëtarët janë të regjistruar në sistemin RAVIO të Administratës Doganore i cili përdoret për monitorimin automatik dhe ndalimin e personave që përpiqen të dalin përmes aeroporteve të vendit dhe të njëjtit kanë vendime për izolim të dhënë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar (ISHSHS)”, thonë nga doganat.

Përndryshe, sistemi i kontrollit të udhëtarëve-RAVIO është i lidhur drejtpërdrejt me Regjistrin e EHIM të personave pozitivë për Covid-19 për të cilin janë përgjegjëse shërbimet e Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore dhe pas marrjes së njoftimit këta persona parandalohen të largohen nga vendi dhe vendosen në izolim sipas protokolleve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat