Raporti javor i ISHP-së: Për 71.4 për qind është rritur numri i vdekjeve nga Covid-19

Maqedonia

Raporti javor i ISHP-së: Për 71.4 për qind është rritur numri i vdekjeve nga Covid-19

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:11
Ilustrim

Për 71.4% për qind është rritur vdekshmëria nga KOVID-19 në javën që lamë pas tregon Raporti i Institutit për Shëndet Publik. Gjithsej janë regjistruar 84 raste të vdekjes nga 24 qytetet.

“Në lidhje me moshën, 70 persona kanë qenë të moshës mbi 60 vjeçare, 13 persona të moshës 50-59, 3 raste të vdekjes në grupmoshës 40-49 dhe 20 në grupmoshën 30-39”, thuhet në njoftimin e IPSH-së.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë periudhës 19-25 tetor janë bërë 13.993 testime, ndërsa janë regjistruar 3.410 raste të reja me KOVID-19. Rastet janë evidentuar në 35 qytetet të vendit, ndërsa kjo paraqit rritje prej 27.4% në krahasim me javën paraprake.

“Pjesa më e madhe janë raste të regjistruar në Shkup, edhe atë 48 për qind. Të prekur ka nga të gjitha grupmoshat, ndërsa më së shumti grupmosha prej 30-39 vjet”, qëndron më tej në raportin.

Pas dy testeve negative si të shëruar janë evidentuar 1.566 persona ose 477 më shumë se javën e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat